Kush është gruaja e Ballës dhe historia e ekzekutimit të 104 robërve shqiptarë në Prishtinë

Alma N. Lico

Në një intervistë të një dite më parë, dhënë në një studio televizive, u njoha me faktin se Rilindasi i devotshëm e lëpirës Taulant Balla, na e paskërka bashkëshorten bije të një familjeje të persekutuar të komunizmit. Më befasoi kjo gjë, pasi të persekutuarit politikë që njoh unë dhe nuk janë pak (vij dhe vetë nga kjo shtresë), ndjejnë neverinë dhe refuzimin maksimal për individin TAO dhe Rilindjen (Rivdekjen) e tij.

Partia në të cilën ky individ rezulton të jetë numri dy ose tre i saj, është vazhduese e drejtpërdrejtë i asaj partie të kriminalizuar, shkaktare për mijëra viktima që sot quhen ish të persekutuar të rregjimit komunist.

E kuriozuar se çfarë persekutimi mund të kishte pësuar bashkëshortja në fjalë, pyeta, dhe më bënë me dije se stërgjyshi i saj, (nga babai) i quajtur Petraq Pekmezi, është ekzekutuar me Urdhër të Enver Hoxhës, në nëntor 1944, në oborrin e shtëpisë se tij nga një grup partizanësh. Si i arsimuar në Vjenë, kish punuar përkthyes i Gestapos, por ndërkohë, ai furnizonte me informacione komunistët, madje kish filluar punë atje me miratimin e tyre.

Por ajo që i kushtoi jetën atij, ishte fakti se ishte në dijeni të një marrëveshjeje që Enver Hoxha kish bërë dhe më pas kish shkelur me gjermanët, me pasojë ekzekutimin e 104 robërve shqiptarë në Prishtinë, të cilët sipas marrëveshjes së sipërcituar duhej të këmbeheshin me tre vajza gjermane. Ishte një manovër e njohur kjo e E.Hoxhës kjo për të zhdukur dëshmitarët e krimeve te tij, për më tepër që përkthyesi Petraq Pekmezi ishte dëshmitari i vetëm. Pa u zgjatur në fakte historike, (gjenden lehtësisht edhe në internet) , vijoj se familja e zonjës Iris nuk ka patur asnjë pasojë dhe persekucion për shkak të ekzekutimit të stërgjyshit.

Eshtë e drejtë e saj të besojë çfarë të dojë dhe të martohet me kë të dojë, por të na kursejë e të mos shpërdorojë kartën e të persekutuarit, për më tepër që Partia e burrit të saj nuk është distancuar dhe nuk ka dënuar ligjërisht krimet e komunizmit, përkundrazi promovon çdo ditë figura nga më të zezat te diktaturës.
MOS NA FYEJ ZONJE!!!