Kurbini sërish nën ujë, institucionet të pushtuara nga babëzia heshtin dhe nuk marrin asnjë masë!

Nga Elton LASKA

Me dhjetëra hektar tokë bujqësorë në fshatrat e Kurbinit kryesisht në Gjorm e Fushë-Mamurras, këtë të hëne janë gdhirë nën ujë.

Reshjet e shiut nuk ishin dhurate e papritur e natyres, madje Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kishte njoftuar prej ditësh për rrezikun e përmbytjeve përgjatë datave 22 deri 26 janar.

Institucionet të pushtuara nga babëzia e padija heshtën dhe nuk morën asnjë masë as për pastrimin as për thellimin e kanaleve kullesë, e për këtë situatë Bordi i Kullimit Lezhë dhe Bashkia Kurbin duhet të përgjigjen.

Pak ditë më parë përmes një shkrimi të publikuar edhe në mediat qëndrore i kërkova Bashkisë Kurbin të merrte masa për minimizuar dëmet e përmbytjeve, por kërkesat ranë në vesh të shurdhër.

Ftoj kryebashkiaken e Kurbinit, përfaqësues të qarkut dhe prefekturës të monitorojnë nga afër situatën në Kurbin, kryesisht në fshatin Gjorm, ku me dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë.

Fermerët, blegtorët dhe qytetarët e thjeshtë po përballën me dëme kolosale ekonomike, ndërkohë instancat shtetërore nuk u gjenden pranë, teksa të flasësh për dëmshpërblim është utopi.

Kjo neglizhencë është e papranueshme dhe institucionet duhet të japin llogari para qytetarëve.

Nuk e di nëse Bashkia Kurbin ka marrë masa për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që jetojnë ende në çadra dhe konteiner.

Më poshtë do shtroj disa pyetje dhe pres përgjigje nga instancat shtetërore, (e di që nuk do të vijnë kurrë përgjigjet).

A janë dërguar ushqime për këto familje?

A është mundësuar energjia elektrike?

A janë dërguar ndihma të tjera të domosdoshme që konsistojnë në veshmbathje, pajisje elektrike për ngrohje dhe gatim?

Për blegtorët kurbinas a është siguruar bazë ushqimore, a është siguruar zhvendosja e bagëtive në rastet kur rrezikohen nga përmbytjet?

Këto pyetje i bëj në emër të qytetarëve kurbinas, të cilëve ju zotërinj i detyroheni një përgjigje …

k2