Autoambulancat e reja jo funksionale, mjeku publikon videon: Unë apo kryeministri gënjen?

Mjeku i njohur Ilir Allkja, shkruan në një postiom në Facebook se, autoambulancat e reja tip “Ford Transit” të vitit 2018, jo vetëm që nuk kanë airbag për ekipet mjekësore, por janë të pajisura me aparatura defektoze, për pasojë janë jo funksionale!

Mjeku i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetimet.

Postimi i mjekut Ilir Allkja

Shikojini mirë këto autoambulanca të cilat ndryshe quhen mjete jetëshpëtuese!

Këta furgona ju kanë kushtuar miliarda lekë shqiptarëve të varfër !
Kryeministri ka deklaruar që të gjitha denoncimet janë verifikuar dhe kanë rezultuar të pavërteta!

Auto-ambulancat e reja tip Ford Transit të vitit 2018, jo vetëm që nuk kanë airbag për ekipet mjekësore por janë të pajisura me aparatura defektoze, per pasojë jo funksionale!

Në këtë video shihet që monitorit i mungon fisha e oxymetrit, pajisje e domozdoshme në ambulanca.

Pyetja ime si denoncues; ku është prokuroria e posaçme?!

1 61