Administrata Biden ashpërson masat anti-Covid në SHBA

NEW ROCHELLE, NY - MARCH 18: Coronavirus crisis volunteer Rhiannon Navin greets local residents arriving to a food distribution center at the WestCop community center on March 18, 2020 in New Rochelle, New York. New Rochelle has been a hot spot for the COVID-19 pandemic in the U.S. (Photo by John Moore/Getty Images)

Administrata e Presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë zyrtarët.

Zoti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën e kaluar, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.

Të martën, hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin një test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditëve kalendarike para udhëtimit ose provë të shërimit nga COVID-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.