Paloka vijon takimet në Durrës: Interesimi i jashtëzakonshëm, shenja më e qartë e besimit në fitoren e PD

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka vijon tekimet me strukturat në Durrës. Ditën e sotme Paloka ka zhvilluar takime me një pjese të grupseksioneve të Durrësit.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, është koha që jo vetëm revolta ndaj kësaj qeverie, por besimi dhe shpresa të kthehen në votë për PD më 25 prill.

Postimi i Palokës

Interesimi i jashtezakonshem si shenja me e qarte e besimit ne fitore. Edhe sot vazhduam me nje pjese te grupseksioneve te Durresit! Eshte koha qe jo vetem revolta ndaj kesaj qeverie por besimi dhe shpresa te kthehen ne vote per PD me 25 prill. Vetem vota per PD e sjell ndryshimin. Eshte detyre e jona te kontaktojme me gjithe qytetaret, te njohim problemet e tyre , qe tju ofrojme zgjidhje. Vetem keshtu te gjithe ata qe sot kerkojne ndryshimin e qe jane mbi 80% e shqiptareve, do te votojne me bindje PD!

2 55