Rihapen bisedimet Turqi-Greqi, Erdogan: I gatshëm të përmirësoj marrëdhëniet me BE

epa06677143 A handout photo made available by the Turkish Presidential Press Office shows Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during a press conference at at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, 18 April 2018. Turkish President Recep Tayyip Erdogan announced that Turkey will hold the snap election on 24 June 2018. The presidential and parliamentary elections were scheduled to be held in November 2019, but government has decided to change the date following the recommendation of the Nationalist Movement Party (MHP) leader Devlet Bahceli. EPA-EFE/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare, të shoqëruar me pretendime për ujërat mesdhetare, Turqia rinis sot bisedimet me Greqinë, përpjekja e saj e parë në shpresat për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë i vështirë, edhe pse bisedimet vijnë pas vendimit të Turqisë për të ndalur kërkimet e saj për gaz në ujërat e diskutueshme.

Bisedimet mund të hapin rrugën për një vizitë të afërt në Turqi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të ftohin retorikën rreth mosmarrëveshjeve më të gjera të Ankarasë me BE-në.

Të dyja palët thonë se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas disa vite acarimesh për çështje të tilla si refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendime detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullit të ndarë të Qipros, afrimi duket të jetë një perspektivë e largët.

Presidenti Tajip Erdogan, i cili e ka akuzuar Bashkimin Evropian për “verbëri strategjike” ndaj Turqisë, u tha ambasadorëve të BE-së në Ankara këtë muaj se ai është i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet.