Ballina Aktualitet Xhaçka nën hetim për dy tendera, merret në pyetje nga SPAK

Xhaçka nën hetim për dy tendera, merret në pyetje nga SPAK

Ish-ministrja Mbrojtjes, Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropën, është nën hetim për dy tendera, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet, ku po verifikohet roli i ish-ministres së Mbrojtjes .

Bëhet e ditur se,gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

SPAK po kryen hetimet për Xhaçkanë dhe sipas burimeve, ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Sipas burimeve,  ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është marrë në pyetje nga SPAK ku po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera. Xhaçka është marrë në pyetjes për tenderin e maskave, pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë. Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë.

Exit mobile version