Partia Demokratike ka reaguar nëpër mjet një deklarate për shtyp ndaj përpjekjeve për t’ i mbyllur gojën medias për skandalin e përfshirjes së
sipas mediave, në përgjimet e biznesmenëve të lidhur me ‘Ndraghetan’ zbulohet se Veliaj ka zhvilluar takime me ta me qëllim dhënien e kullave shumëkatëshe duke përfituar 20 përqindshin e vlerës së ndërtimit.
PD deklaron në reagimin për mediat se, Rama dhe buratini tij të frikësuar dhe po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar
Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.
Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.
Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.
As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.