Ballina Aktualitet Basha: Rama bën show me vaksinën për të fshehur skandalet! Ja çfarë...

Basha: Rama bën show me vaksinën për të fshehur skandalet! Ja çfarë do të bëja unë për menaxhimin e pandemisë 

Nisida Tufa: Flasim për pandeminë tani dhe për pjesën e vaksinës që ka pasur edhe, le të themi, sekretet e veta për mënyrën se si është siguruar. Kryeministri ka folur aq sa ka folur po kështu bashkë me ekipin e tij. Nëse do të ishit ju kryeministër, zoti Basha, çfarë do të bënit më shumë në këtë situatë?

Lulzim Basha: Atë që kam thënë që prej Korrikut.

Nisida Tufa: Përveçse vaksinës që tashmë në fakt është në Shqipëri…

Lulzim Basha: Çfarë? Ku është vaksina?

Nisida Tufa: Ka nisur të aplikohet edhe pse jo në qytetarë por ama mbërriti në Shqipëri

Lulzim Basha: Ku është? Ku është? Nisida të lutem ku është vaksina t’ia tregojmë qytetarëve ku është vaksina? Ku është vaksina? Ku është ma trego, ku janë vaksinat?

Nisida Tufa: I kemi parë, pra.

Lulzim Basha: Po ku janë tani, në këtë moment që flasim? Ka vaksina në Shqipëri? Të paktën nga ajo që media publikoi duket që nuk ka dhe nuk do të ketë përveçse për 10 mijë apo 20 mijë shqiptarë nga 3 milion shqiptarë, nuk do të ketë deri në Korrik, Gusht nuk do të ketë vaksina. Është kështu apo jo? Unë këtë pashë nga ajo që publikoi media se pjesën tjetër na I mban sekret.

Është kështu Nisida apo jo? Kjo është e vërteta. Tani të vijmë tek përgjigja e pyetjes që bëre, që prej Korrikut I kam kërkuar 2 gjëra: Merr masa për vaksinimin kundër gripit sezonal, sepse mbivendosja e gripit sezonal me koronavirusin do të shkaktojë shumë më shumë probleme shëndeti dhe jete. E dyta merr masa për vaksinën. Merr masa për vaksinën si çdo vend tjetër.

Çfarë bëri? Shkoi në udhëtim ku u kap dyqaneve luksoze të Neë York-ut dhe një fotografi në një muze me një drejtues të një kompanie farmaceutike. A thua se shkoi te blinte këpucë dhe të sillte këpucë për shqiptarët. Jo, bleu këpucë për vete por vaksina nuk solli. Dhe vaksina nuk ka. Pse?! Sepse Edi Rama prej ditës së parë…

Nisida Tufa: Mirë, me aq doza sa kanë mbërritur, zoti Basha, vendet e tjera nuk e kanë parë ende vaksinën. A nuk është një bonus ky që mbërrin vaksina në Shqipëri?

Lulzim Basha: Po ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri, këtë më thoni.

Nisida Tufa: Ka vende të Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbërritur…

Lulzim Basha: Ku ka mbërritur vaksina në Shqipëri?

Nisida Tufa: Po mirë pra, ne pamë në stadiumin ku aplikuan dozat nga 60 çdo ditë.

Lulzim Basha: E di ku mbërriti vaksina në Shqipëri ? E di kush e çoi vaksinën në Shqipëri?

Nisida Tufa: Po!

Lulzim Basha: Nusreti e çoi vaksinën në Shqipëri. Ajo është vaksinë kontrabandë për të fshehur skandalin e Nusretit, ku ishin shtruar dhe po hanin biftekun 1000$ ministrat e Edi Ramës. Prit se mos na sjellin edhe ndonjë vaksinë tjetër nga Ndragheta tani, se ka plasur skandali i Ndraghetas. Me siguri do sjellin 500 apo 1000 vaksina të tjera. Edi Rama ka dështuar me pandeminë.

Pandemia është një problem global por është mënyra sesi qeveria përballet. Pse them ka dështuar ?! Paketa me e ulët ekonomikë, nuk krahasohet me Kosovën. Sa mijëra familje janë sot tërësisht të falimentuara, janë zhytur në borxh për paratë që kanë paguar për ilaçet për të afërmit. Edi Rama ka dështuar me pandeminë sepse nuk bëri minimumin që prapë se prapë diçka mund t’i kishte kursyer jetëve të shqiptarëve, vaksinën e gripit. A e mban mend Nisida kur tha se do të sjell dyqind mijë vaksina gripi, mbani mend ju ?! Ku janë dyqind mijë vaksinat e gripit normal, ku janë?

Exit mobile version