Ballina Kryesore Basha: Opozita është e bashkuar për ndryshim, Rama do pësojë disfatë të...

Basha: Opozita është e bashkuar për ndryshim, Rama do pësojë disfatë të thellë në gjithë vendin

Nisida Tufa: Ndalemi pak tani tek Opozita e Bashkuar, pёr tё folur se sa kompakte ёshtё Opozita e bashkuar. Le tё flasim edhe me deklarata e zonjёs Kryemadhi , kryetares sё Lёvizjes Socialiste pёr Integrim. Ёshtё bёrё e ditur se do tё dilet me dy lista. Ёshtё pikё pёr opozitёn kjo apo le tё themi edhe mund tё humbё?!

Lulzim Basha: Opozita ka kalkuluar me pёrgjegjёsi tё madhe skemёn pёr tё maksimalizuar votёn. Ajo qё na bashkon tё gjithёve ne ёshtё domosdoshmёria pёr tё larguar Edi Ramёn, qё ёshtё e keqja e kёtij vendi, ёshtё dёshtimi 8-vjeçar dhe shkaku i varfёrisё dhe shkaku i krizёs sё psikologjike dhe sociale nё tё cilёn gjenden sot shqiptarёt . Pёr ne nuk ka gjё mё tё rёndёsishme se t’i pёrgjigjemi këtyre shqetёsimeve kryesore qё kanё sot shqiptarёt. Po e them dhe njё herё papunёsia, pasiguria pёr vendin e punёs pёr ata qё e kanё njё vend pune; pamundёsia dhe çfarё kam parasysh me pamundёsinё?! Ka njё shtresё sё mesme, sigurimi kryesor i programit tonё ёshtё qё kёtё shtresё tё mesme ta forcojmё, ta zgjerojmё, ta zmadhojmё.

Por edhe ajo shtresё e mesme pёr shkak tё politikave të Edi Ramёs, siç ёshtё e ashtuquajtura taksё progresise, megjithëse mund të kenë rroga mbi le të themi 800 mijë lekë burrë e grua, prapë se prapë sillen vërdallë, bëjnë apo s’bëjnë dot një javë pushime në vit, kruajnë kokën dy herë, bëjnë apo s’bëjnë dot pushime me fëmijët, një javë në vit, shkojnë marrin borxh poshtë e lartë për të mbyllur muajin. Kur fëmijët u rriten e kanë të pamundur të sigurojnë pa siklet një kredi fjala bie për strehimin e tyre. Këto janë hallet e problemet e shtresës së mesme, të shkojmë te shtresat e tjera, te fermerët që përbëjnë gjysmën e popullsisë.

Vit pas viti në veçanti katër vitet e fundit janë futur në gropë, jo vetëm që nuk kanë arritur dot të gjenerojnë fitime, por sic i kam takuar nga jugu në veri, nga Devolli në Myzeqe, në Shishtavec, në Xarrë, ata janë futur në borxh sepse politikat e kësaj qeverie jo vetëm nuk i ka mbështetur, por kanë bërë të pamundur që edhe atë prodhim që e kanë nxjerrë me djersën e tyre, ta nxjerrin në treg. Vijmë tek të më të pamundurit, shikoni atë që nxjerr Banka Botërore, nuk janë statistika nuk janë shifra thjesht për t’i nxjerrë në titujt e lajmeve, ato janë dhimbje, dhimbje që unë edhe bashkëpunëtorët e mi i kemi parë me sytë tanë dhe jam i detyruar që disa prej tyre t’i shpalos edhe përmes rrjeteve sociale.

E patë atë babain që tha e shes gjakun për fëmijët e mi, tani duhet të kesh humbur çdo ndjesi njerëzore që të shohësh diçka të tillë edhe të vazhdosh sikur asgjë nuk ka ndodhur në këtë vend. Përgjegjësia ime kryesore nesër si kryeministër është që për të gjitha këto probleme dhe këto shtresa edhe të tjerë që nuk përmenda, mjekët, mësuesit, intelektualët, në 100 ditët e para do të sjellim stabilizim dhe pas kësaj, menjëherë pas kësaj, të nisim kurbën rritëse të ekonomisë dhe të mirëqenies sociale.

Nisida Tufa: Do të flasim edhe për këtë, do të ndalim më me detaje. Zoti Basha ju folët për maksimalizim të votës, kryetarja e LSI ka deklaruar se në disa zona Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim do të kenë një listë të përbashkët. Në cilat zona i keni pritshmëritë?

Lulzim Basha: Këto janë të gjitha…është e saktë ajo që thotë zonja Kryemadhi edhe unë e kuptoj që ka interes gjithmonë edhe për këtë le të themi aspekt taktik të politikës. Më ndjeni në qoftë se vëmëndja ime sot edhe në këtë bisedë që kemi bashkë nuk është kaq shumë takticizmi politik se sa tek ato që janë problemet e vërteta të shqiptarëve. Nuk mendoj që shqiptarët sot shqetësim kryesor kanë se si do të maksimalizojmë votën e PD-LSI, padiskutim që ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim atë hap pas hapi.

Nisida Tufa: Kur zoti Basha?

Lulzim Basha: Sepse qëllimi ynë kryesor është që çdo votë e shumicës absolute të shqiptarëve që duan largimin e Ramës, të shkojë aty ku duhet edhe të numërohet

Nisida Tufa: Zoti Basha do ta maksimalizoni apo do ta mbroni votën sepse ky është qëllimi?

Lulzim Basha: Të dyja bashkë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëra është maksimalizimi i votës dhe e dyta është mbrojtja e votës. Dhe për të dyja pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, pavarësitsht aleancës së tij të vazhdueshme me faktorët më negativë të shoqërisë, një gjë është e sigurt, fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë, i vulosur. Prandaj bëj një hap prapa dhe them që e kuptoj interesin tuaj për të diskutuar edhe për këtë që dmth unë e quaj takticizëm politik, dhe në anglisht analistët e thonë small business politics. Por problemet e vërteta të shqiptarëve janë ato të cilat ju tregova. Sepse ka dy gjëra që shoh, njëra që pa diskutim më motivon në mënyrën e saj, që është ky mjerim që ka kapur Shqipërinë. Mjerimi ekonomik, mjerimi i mijëra familjeve që vazhdojnë në rrebeshin e sotëm, qëndrojnë në çadra ndonëse u premtua që do të ishin në shtëpi…

Exit mobile version