Basha: Nuk harxhoj më asnjë sekondë me Edi Ramën, gjithë vëmendja ime është tek e nesërmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Nisida Tufa: Zoti Basha ju pa diskutim e shihni veten kryeministër në 26 Prill, por nga ana tjetër kryetari i mazhorancës, Kryeministri Rama nuk ju drejtohet ju si kryeministër por i kthehet figurave të mëparshme të Partisë Demokratike që sigurisht i janë përcjellë Zotit

Berisha. Si e shihni këtë retorikë që ndjek zoti Rama.

Lulzim Basha: Unë nuk dua të harxhoj asnjë sekondë më me Edi Ramën..

Nisida Tufa: Po këtë rikthimin e figurave

Lulzim Basha: Edi Rama e ka marrë damkën dhe do marri dhe votën e shqiptarëve, ndëshkimin e shqiptarve, votën kundër më datë 25 Prill për të gjitha premtimet e pa mbajtura, për të gjitha atë që ka bërë në këto 8 vite që ka përkeqësuar jetën e tyre në çdo aspekt dhe që na ka renditur në vendin, në delen e zezë të Ballkanit e jo më të Europës.

Prandaj e gjithë vëmendja ime është tek e nesërmja, Edi Rama është e djeshmja, e gjithë energjia ime është tek e nesërmja dhe unë e di shumë mirë se 25 Prilli nuk është thjesht dita kur shqiptarët do votojnë kundër Edi Ramës por kur do të presin me padurim që jo vetëm mos të zhgënjehen nga Lulzim Basha, nga Partia Demokratike, nga koalicioni ynë por që unë të bëj realitet pritshmëritë që më takojnë, jo thjesht për këtë që jam por për atë që përfaqësoj, një brez i ri i brumosur me parime të tjera dhe me standarde të tjera, dhe shqiptarët kanë të drejtë ti kenë këto pritshmëri ndaj meje dhe unë do bëj gjithçka që mos t’i zhgënjej nga familja më e varfër deri tek shtresa e mesme dhe tek akademikët.

Nesida Tufa: E kuptoj…

Lulzim Basha: Do të jem së pari një kryeministër i përkushtuar për ekonominë e tyre, për punësimin, do të jem një kryeministër i përkushtuar për shëndetin, do të jem Nisida, një kryeministër i përkushtuar për dijen.

Nisida Tufa: Zoti Basha, sepse ne folëm për rastin e zotit Mark Marku, por ju keni zgjedhur në krye të listës në qarqe figura që janë relativisht të reja, siç është edhe rasti i zotit Tomor Alizotit apo Gazmend Bardhi, por ka edhe figura të tjera në thonjëza le të themi kështu të ricikluara siç është për shembull rasti Spaho. Kujtojmë këtu që në 2017 ishte në zonën e Elbasanit zoti Spaho. Partia Demokratike mori një minimum të votash vetëm 19 %. Këtë rast është në Korçë ku përballë ka Niko Peleshin, në fakt mjaft i besuar në elektoratin e tij. Çfarë taktike është ndjekur si e keni bërë përzgjedhjen tuaj zoti Basha si është lëvizur?

Lulzim Basha: Korça në vitin 2017, pavarësisht prej manipulimit që u shtri në gjithë Shqipërinë tregoi përsëri qytetari dhe Partia Socialiste pati aty një nga përgjigjet më të hidhura edhe ndaj ushtrimeve masive të blerjes së votës. Profesor Spaho është së pari një njëri i nderuar i botës akademike. Së dyti, është një bir i atij qarku, e njeh shumë mirë, ka bërë fushatë, është zgjedhur, i ka përfaqësuar kurrë s’ka qenë e mbyllur dera e tij, telefoni i tij për ata njerëz.

Vjen dhe ai si një konsensus jo vetëm i demokratëve Korçar por i gjithë banorëve të asaj zone nga Leskoviku dhe Erseka, nga qyteti i Korçës në Maliq, nga Pogradeci në Devoll kudo ka një konsensus se Edmond Spaho nuk është thjesht dhe vetëm nën kryetari i Partisë Demokratike por është një figurë i një njeriu model, i një familjari model, i një qytetari model, një profesori dhe i një deputeti model dhe nesër së bashku me ekipin që do ta rrethojë do të garantoj që vullneti tashmë i ditur edhe i shumicës dërrmuese edhe i qytetarëve Korçar për ndryshim të sjellë për ta ndryshimin që duan.

Atë ndryshim që duan qytetarët e Korçës që bijtë dhe bijat e tyre të mos vazhdojnë të emigrojnë masivisht por të kenë mundësi të hapin biznese dhe të kenë investime të huaja në qytetin e Korçës. Atë ndryshim që duan devollitët që mos ti hedhin qepët, patatet, fasulet, mollët në kanal por të kenë një rrjetë të thithjes dhe të përpunimit të produkteve të tyre. Atë ndryshim që do Maliqi, që do Erseka, që do Pogradeci që kjo trevë kaq e bukur të mos mjaftohet me fundjavën ku shkojnë sot shumica e atyre që kanë mundësi të paguajnë nga Tirana, po të kthehet në një qendër të krenarisë turistike, kulturore, kulinare për të gjithë rajonin.

Dhe skudra e drejtuar nga Edmond Spaho absolutisht është një garanci për të zhbërë 8 vite dështime që edhe në Korçë kanë përqëndruar pasuritë në duart e një grupi shumë të ngushtë njerëzish dhe kanë varfëruar Korçarët dhe i kanë ulur kokën intelektualëve dhe qytetarëve të Korçës.