Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Presidentit

Shembja e Teatrit Kombëtar është rikthyer sërish në çështje e ditës. Bëhet e ditur se, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas burimeve, gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Ilir Metës, që e quante anti-kushtetues ligjin special për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese nuk ka ofruar ende një datë se kur do të zhvillohet kjo seancë. Por mësohet se ky është një hap para drejt vendimmarrjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një verdikt nëse ligji është apo jo kushtetues.