Ndërsa do të kërkoni për një rezultat kuptimplotë të qeverisë “Rama” atëhere atë mund ta konfirmoni lehtësisht në gjendjen civile. E vetmja “reformë” që ka funksionuar në këtë qeveri është ajo e rritjes së numrit të vdekjeve në shifra rekord. Në vitin 2020 konfirmohet zyrtarisht se kanë vdekur 6 mijë persona më shumë se mesatarja e numrit të vdekjeve në 2015-2019.
Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.
Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku “Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020”.
Zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë (me rastin e parë të deklaruar në mars) ishte 1,181, ose pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.
Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.
Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh), apo dhe persona që mund të kenë humbur jetën pasi kanë kaluar Covid-19 për shkak të dëmeve që ka pësuar organizimi i tyre.
Deri në 21 janar, Shqipëria raportonte rreth 415 vjedje nga Covid-19 për 1 milionë banorë, duke u renditur në vendin e 57 në botë, për humbjet njerëzore nga pandemia, sipas Ëorldometers. Nëse merret në konsideratë shtesa e vdekjeve në 2020-n, në raport me mesatares 5 vjeçare, atëhere ky tregues arrin në 2,150.