Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video me shifrat e publikuara nga INSTAT që tregojnë se në Shqipëri pati një rritje me 6 mijë vdekje.
Duma shkruan se, Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid-19.
“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”, shkruan Duma.