Bardhi prezanton në Laç drejtuesin politik të PD për Qarkun e Lezhës, Mark Marku

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi prezantoi sot pasdite në Laç drejtuesin politik të PD për Qarkun e Lezhës, Mark Marku. Gjatë fjalës së tij, Bardhi kërkoi angazhim maksimalnga strukturat për të arritur fitore të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se, kjo fushatë elektorale duhet realizojë pritshmëritë në Kurbin si ndër zonat prioritare të së djathtës. Bardhi theksoj se, Partia Demokratike është e përgatitur për fitore të thellë në zgjedhjet e 25 prillit, për t’ju rikthyer besimin dhe qeverisjen e duhur shqiptarëve.

Ndërkohë drjetuesi politik i PD në Qarkun Lezhë, Mark Marku u shpreh se është i angazhuar për një fitore të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Partisë Demokratike Kurbin, Behar Haxhiu u shpreh se, Kurbini do t’i paraprijë fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i nëndegës sëPD, në qytetin e Laçit, Daniel Gjoka premtoi anagzhim nga strukturat, duke vlerësuar punën, iniciativën dhe aktivitetin e pandërprerë ta aktivistëve të PD. Ai tha së është i bindur pë fitore të sigurtë në Kurbin.

Ahmet ZANI

3 33

1 53