Ballina Kryesore Kush është gruaja e biznesmenit të Ngraghetës që Rama e emëroi tek...

Kush është gruaja e biznesmenit të Ngraghetës që Rama e emëroi tek Lojrat e Fatit dhe sot tek tenderat e Shëndetësisë

Nga përgjimet italiane zbardhet edhe pjesa se si funskionon pastrimi i parave të organizatës mafioze Ndrageta në Shqipëri si dhe lidhjet e forta me qeverinë të kësaj organizate.

Biznesmeni që del në përgjimet e Ndragetës është bashkëshorti Luneda Sufalit që Rama e emëroi tek Lojrat e Fatit. Bëhet fjalë për atë titullare që në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve e detyroi Fatmir Xhafën të ndërpriste mbledhjen dhe të dilte jashtë nga mbledhja.
Më pas Sufali u emërua po nga Rama në krye të një porej drejtorive kryesore në Shëndetësi ku menaxhon tenderat.

Pse kjo femër duhet të jetë në krye të këtyre vendeve ku qarkullojnë miliardat? Eshtë e qartë se lojrat e fatit mund të konsiderohen një nga vendet më të kërkuara nga mafia për pastrimin e parave, ndaj dhe Rama është direkt I implikuar dhe lidhur në këtë pikë me biznesin e organizatës mafioze Ndragheta.

Rezulton se, që prej vitit 2016, kompania “GTS” është fituese thuajse në pjesën më të madhe të tenderave. Por, deri në atë moment, ka pasur një veçori-në tenderat e fituar prej saj, ka pasur edhe konkurentë të tjerë. Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu – Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.

Ky bashkim operatorësh u shpall së fundmi edhe fitues i një tenderi, pa garë, me vlerë 5 milionë euro, për furnizimin e QSUT-së me oksigjen spitalor. I njëjti bashkim operatorësh, në periudhën 2016-2020, është shpallur fitues edhe në një seri tenderash spitalorë, me fond limit në vlerë totale rreth 4 milionë euro. Kompania “GTS”, për tenderat ku ka marrë pjesë si operator i vetëm, ka fituar rreth 3 milionë euro të tjera tendera në strukturat spitalore, përgjatë periudhës 2016-2020.

BISEDA KU PËRMENDET PRESIDENTI I GRUPIT SOL:
Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Brutto: Si një muaj… një muaj
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realitet..
Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.
Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.
Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.
Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?
Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.
Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..
Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?
Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Exit mobile version