Skandal! Drejtoresha e Tatimeve i heq sekustron biznesit të burrit të saj që ishte bllokuar për mos pagimin e taksave 

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka denoncuar sot një skandal të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Sipas ish-deputetes, Drejtoresha e Tatimeve i ka hequr sekustron biznesit të burrit të saj që ishte bllokuar për mos pagimin e taksave disa vjet.

Caka u shpreh se, po denoncojmë një skandal të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, një skandal që tregon qartë se shteti është privatizuar totalisht, se ligji nuk vepron dhe se qeveria e rilindjes e cila godet me ligj e pa ligj mijëra biznese nga ana tjetër mbron në mënyrë të paligjshme interesat familjare të tyre.

Deklarata e ish-deputetës Silva Cakaj

Jemi sot këtu për të denoncuar një skandal të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, një skandal që tregon qartë se shteti është privatizuar totalisht, se ligji nuk vepron dhe se qeveria e rilindjes e cila godet me ligj e pa ligj mijëra biznese nga ana tjetër mbron në mënyrë të paligjshme interesat familjare të tyre.

Për më shumë ndiqni videon e cila zbërthen në detaje cfarë ka ndodhur.

KLSH të fillojë me urgjencë kontroll të thelluar në Drejtorinë e Përgjithshmë të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Kërkojmë gjithashtu që KLSH të fillojë një kontroll në Qendrën Kombëtare të Bizneve lidhur me këtë skandal.

Prokuroria të fillojë hetimin kryesisht, qeveria të reagojë menjëherë përballë këtij skandali kaq të rëndë, i cili ka vendosur shtetin në funksion të interesave familjare.

Kujtojmë që të gjitha faktet që bëhen sot publike janë siguruar nga ëebet publike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe këto të dhëna të siguruara janë ruajtur për t’i dalë përpara çdo manipulimi qeveritar të tyre.