Adriatik DOSTI
Tre vjet me pare….
Per mua…pa e tepruar aspak…etiketimi Cun Tirone vlen 100 here me shume se sa Cmimi Nobel…
Ne Tironen time…aty ku rreh zemra ime…aty ku u linda , u rrita , u burrnova e u bera ky qe jam sot…
Ne Tironen qe e kam dashur nga shpirti…dhe e dua po njesoj deri ne vdekje… me te mirat e me te keqiat e veta …ashtu sic eshte origjinale…
Ne Tironen ku kam varret e gjakut e te te pareve te mij…
Ne Tironen e dashurive te mija te perjeteshme e te pa perseriteshme…
Ne Tironen…vendlindjen e femijeve te mij….qytet-kryeqytetin ku neser kane te drejten morale te krenohen me origjinen e tyre edhe niperit e mbesat e mija pavaresisht se kane lindur mijera kilometra larg saj…
Ne Tironen e miqesise se sinqerte njerezore… te ahengut, te sportit, te Qerpicit – Pusit e Caracit …te Ujit te Selites e eres se Dajtit…te Xhamise se Et’hem Beut e te Kulles se Sahatit …
Ne Tironen ku kam ende njerezit me te dashur te zemres sime..
Ne Tironen te cilen kur e lashe 21 vjet me pare derdha lote te hidhur dhimbje e deshperimi…
Ne Tironen e sa e sa kujtimeve…mes tironcish qytetare te mire, njerez paqesore, te njerzishem e model qytetarie e civilizimi …
Ne Tironen qe priti me dyer hapur kedo qe i trokiti ne dere me nje lloj bujarie e fisnikerie te rralle…
Ne Tironen qe i kemi aq shume borxhe morale e njerezore te gjithe..
Ne Tironen e dashurise se perjeteshme e te krenarise kombetare …
Ne Tironen …Mbretereshe te futbollit shqiptar…
Ne Tironen qe mezi pres ta vizitoj serisht pas 25 Prillit 2021 kur sapo te shporrim njehere e pergjithmone Banden e Kuqalasheve te Rames, Rucit, Balles, Ulsiut , Veliajt, Spiropalit , Lleshit etj etj …ti rikthejme kryeqytetit tone njerzillikun e munguar , krenarine e merituar…dhe dinjitetin antikomunist qe i takon…
Ne Tironen tone…te cilen duhet ta pastrojme nga llumi e pislliku i provincialeve te keqinj me dhe pa pushtet.,.. qe e shkaterruan barbarisht ate…e qe c’nuk po bejne ta shperfytyrojne e ti zhdukin fytyren e historine e saj brilante ..
Nuk lashe vend ne Bote pa bredhur…
…s’lashe bukuri pa pare…
Mora lapsin …edhe shkrova..
Tirona ne vend te pare…
Si Tirona – s’bo mo Nona !