Policia italaine ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar. Mediat italiane raportojnë se, shqiptari është arrestuar, pasi në makinën me të cilën lëvizte është gjetur kokainë.
Sipas mediave italiane, Marin Dajani, 48 vjeç, është vënë në pranga në Cuneo. Policia italaine ka gjetur 22.5 kg kokainë të fshehur në sediljet e makinës së tij. Ende nuk dihet se nga është fiutur droga në shtetin italian.