Juventusi fiton Superkupën, çfarë deklaroi Ronaldo pas ndeshjes

Juventusi fitoi mbrëmë Superkupën e Italisë duke i dhuruar trajnerit Andrea Pirlo trofeun e parë si trajner. Bardhezinjtë mposhtën Napolin me rezultatin e pastër 2-0.

Pjesa e parë e takimi u mbyll në barazim pa gola, me skuadrat që më shumë u përpoqën të mbroheshin se sa të rrezikonin.

Sfida u zhbllokua në minutën e 64-t të takimit, falë golit të realizuar nga Cristiano Ronaldo, i cili hyri në historinë e futbollit, pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 760 realizime, duke lënë pas Josef Bican (759).

Napoli u përpoq të reagonte dhe në minutën e 80 fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke goditur topin jashtë.

Golin e sigurisë për torinezët e realizoi sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, në minutën 95-të të takimit.

Cristiano Ronalo me golin e shënuar ndaj Napolit shkoi në kuotën e 760 gola, duke hyrë në historinë e futbollit. Ai bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Josef Bican me 759 realizime.

Deklarata e Ronaldo pas ndeshjes

Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes, u shpreh i lumtur me rezultatin. “Ne jemi të lumtur me fitoren, ishte e vështirë, sidomos në një fushë kaq të tmerrshme, por ia dolëm”, tha Ronaldo për RAI Sport.

“Ky është një trofe shumë me rëndësi dhe shpresojmë se do t’i japë ekipit më shumë vetëbesim për të ardhmen”, shtoi ai.

I pyetur nëse Juve mund të luftojë për titull në Serie A, pasi ka ngelur në pozitën e pestë me 10 pikë më pak se lideri Milan, Ronaldo theksoi: “Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por unë besoj se ne kemi ekip që mund ta fitojë titullin. Do të jetë shumë e vështirë, por unë besoj që ende është e mundur ta fitojmë titullin në Serie A”.

6008d2e0736a5 600x360 1