Horror në shëndetësinë “falas” të Ramës! Si po vidhen të gjallë e të vdekur në spitalet e Covid

Shëndetësia falas jo vetëm që ishte një mashtrim dhe propagandë e Edi Ramës, por kjo shëndetësi është kthyer në një horror gjatë qeverisjes së rilindjes. Të shkosh sot në spitalet e Covid blen vdekjen me lekë.

Gjatë ditëve të fundit janë denoncuar një sërë skandalesh në spitalet e Covid, ku të gjallë e të vdekur po vidhen brenda ambienteve të spitaleve.

Pak ditë më parë u denoncua në një televizion sanitarja Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid2, e cila i zhvati plot 8 milion lekë vajzës së një pacienteje me koronavirus, e cila edhe pasi pagoi lekët gjeti vdekjen.

Një tjetër skandal u publikuar dy ditë më pas në Spitalin Infektiv ose siç njihet spitali Covid1.

Pa kaluar tre ditë nga skandali i Tires, dali i një 58-vjeçari ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 i infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Djali tha se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Po ashtu, një rast i ngjashëm u denoncua edhe në emisionin tjetër investigativ  ku një viktime nga Covid-19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro. Ferit Kasa, 70-vjeçar, ndërroi jetë në datën 1 shtator 2020 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë kohës që ishte shtruar, personeli mjekësor i kërkoi familjarëve një pajisje për frymëmarrjen. Familja mori me qira 150 euro në muaj një pajisje B PAP dhe e çoi te Sanatoriumi. Por, pasi 70-vjeçari ndërroi jetë, kjo pajisje që kushton plot 5000 euro është zhdukur.

Jo vetëm kaq, por viktimat e Covid-19 janë hedhur kapicë në morgun e Tiranës. Dhe për këto skandale nuk është ktyer asnjë hetim nga prokuroroia edhe pse dhjetëra raste janë denoncuar nga opozita.

1 49

2 45

3 29