Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Arsimtarëve të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli u shpreh se, qeveria gënjen për rritjen e pagave të mësuesve. Ai kundërshtoi mënyrën, se si qeveria ka përllogaritur pagat e reja për mësuesit.
I ftuar në SCAN kreu i sindikatës, Kaptelli tha se, ndryshimi në pagë është minimal dhe jo ashtu siç pretendohet nga qeveria. Sipas llogaritjeve të bëra nga kjo sindikatë, rritja e pagës neto rezulton deri në 9 apo 10 %, që shumë larg pretendimeve dhe premtimeve të bëra.
Kaptelli teksa foli për disa prej problematikave që po has arsimi në vend, shprehu shqetësim për cilësinë, por edhe për trajtimin e mësuesve si pasojë e disa reformave të ndërmarra së fundmi për sektorin.
Kreu i sindikatës u ndal edhe në problemet më aktuale siç është mos funksionimi i sistemit ngrohës në disa shkolla për të cilën tha, se pushteti vendor duhej të merrte masat ndërkohë që prej vitesh ka abuzime sa i takon lëndës djegëse.