Ballina Politikë Basha me zyrtarët e lartë të BE: ”Tirja” në qeveri i ka...

Basha me zyrtarët e lartë të BE: ”Tirja” në qeveri i ka ditët e numëruara!

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri të ditur se, ka patur një bisedë me disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Basha tha se, në qendër të diskutimeve ka qenë ndihma që BE i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën që do të ofrojë në të ardhmen për ekonominë dhe shëndetësinë.

Sipas kreut të PD, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, pasi shqiptarët paguajnë më shumë taksa dhe nuk marrin ndihmë.

“Sapo pata një komunikim në zoom me Komisionerin Oliver Varhelyi dhe David McCallister. Kam folur edhe për ndihmën që BE i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomikë dhe në sektorin e shëndetësisë që BE do të ofrojë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike”, tha Basha.

Kreu i opozitës dha edhe një lajm të mirë: “Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve dhe ia ka dhënë një grushti njerëzish. Nuk mund të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe BE”.

Basha tha se, ka ardhur koha të largohet ky kryeministër, ndërsa tha se BE do ta mbështesë PD në planin e saj ekonomik.

“Është koha për të larguar këtë kryeministër që është shkaktar i kësaj krizë. Ne kemi një plan konkret. Së bashku me shqiptarët në 25 prill do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit. BE do të na mbështesë me një plan ekonomik që Shqipëria ti kthehet normalitetit”, u shpreh Basha.

Exit mobile version