Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Rajonit Shkodër, Paulo Kaceri ka reaguar pas pushimit nga puna të 25 punonjësve të shëndetësisë në spitalin e Shkodrës.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës u shpreh se, 25 laborantë do të pushohen nga puna, ndërsa drejtori i Spitalit të Shkodrës gënjen kur thotë se, “ata thjesht do të duhet të kalojnë një test pasi ky shërbim është dhënë me koncesion”.
Kreu i Sindikatës akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë për shkelje të ligjit. Ai deklaroi se, këtë çështje do ta ndjekin në të gjitha shkallët e drejtësisë.
Deklarata e plotë
E cilësoj shkelje flagrante ligjore, vendimin që ka marrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kundër 25 laborantëve të Spitalit të Shkodrës. Edhe një fëmijë i klasës së parë se kalon lehtë këtë shkresë të Ministrisë.
‘Në lidhje me ndryshimet e tij organizative, spitali rajonal i shkodrës ka njoftuar federatën e sindikatave të shëndetësisë Shkodër’. Kjo s’është e vërtetë, se ne kemi kundërshtuar në çdo takim pushimin e tyre nga puna.
Kjo është një shkelje flagrante. Këta punëtorë trajtohen si dele, përshkak se ne e quajmë pushim kolektiv nga puna, dhe zgjidhje kontrate e njëanshme.
Ne kemi kontratë në fuqi deri në vitin 2022. Ministria e Shëndetësisë bën shkeljen e parë ligjore dhe ne do e ndjekim në të gjitha shkallët.
Këta punonjës do të largohen nga puna shumë shpejt dhe nuk është e vërtetë ajo që thotë drejtori. Nesër e mbrapa, këto 25 punonjës do të detyrohet shteti shqiptar t’t trajtoje financiarisht me taksat e shqiptarëve.