Tomor Alizoti drejtues politik i PD për Qarkun e Beratit

Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik i PD për Qarkun e Beratit.

Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistikë dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.

Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohen dhe drejtuesit politikë për qarqet Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës.

Më herët janë shpallur drejtuesit politikë të këtyre qarqeve 

Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit.

Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit.

Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës.

Edi Paloka, drejtues i Durrësit.

Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës.

Mark Marku, drejtues i Lezhës.

Edmond Spaho, drejtues i Korçës.

Xhelal Mziu, drejtues i qarkut Dibër.