Mziu: Opozita merr 4 mandate në Dibër, Ramën dhe PS i kam mundur në çdo betejë

Xhelal Mziu i caktuar nga Partia Demokratike si drejtues i Qarkut Dibër, u shpreh optimist për mediat për një fitore të thellë të PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-kreu i bashkisë së Kamzës tha në një dalje për mediat se, e ka mundur Edi Ramën dhe PS në çdo betejë. Mziu tha se, opozita do të marrë katër mandate në Dibër.

“E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS në Dibër”, u shpreh Mziu.