I vihet zjarri një banese në Kukës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të dt. 19 janar 2021 në lagjen Uzinë në Kukës. Bëhet e ditur se, si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetasit, Tomorr Petku. Sipas burimeve të policisë, fatmirësisht brenda banesës nuk ndodhej njeri, pasi pranori i shtëpisë, Tomorr Petku së bashku me familjen e tij ndodhen në emrigracion, ndërsa nëna e tij, Kujtesa Petku ndodhej tek vëllai i saj për kujdes shëndetësor pasi është e sëmurë.

Flakët e zjarrit u pikasën nga banorët, të cilët njoftuan zjarrefikësit si dhe nënën e Petkut. Me ndërhyrjen e zjarrfikseve dhe të Policisë, është bërë e mundur shuarja e zjarrit, ndërsa banesa është djegur pjesërisht.

Policia e Kukësit bërit të ditur se, zjarri në banesën e shtetasit, Tomorr Petku është vënë qëllimisht rreth orës 03:20 të dt.19 janar. Në komubnikatën e policisë shkruhet se, policia ka gjetur prova në vendin e ngjarjes, të cilat vërtetojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm.

“Zjarri në banesën e shtetasit, Tomorr Petku është vënë me qëllim nga persona ende të panjohur për policinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale që keqbërësit kanë përdorur për ndezjen e zjarrit si bidona benzine dhe fitil ndezës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, familja e T.Petkut ka patur kërcënime të vazhdueshme vitet e fundit nga persona të pa identifikuar. Kërcënimet vazhdojnë të jenë akoma si tentativë vrasje me qëllim eleminimi me jetë. Grupi hetimor po kryen hetime të metejshme për gjetjen e autorëve të pa identifikuar ende nga policia.