Një ushtarak shqiptar ka humbur jetën në Afganistan. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se, ushtaraku që humbi jetën është Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë Major i Shërbimit Informativ Ushtarak, por ednde nuk dihen shkaqet.
Ministria e Mbrojtjes thotë se, kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por nuk jepen detaje. MM i shpreh ngushëllimet familjarëve të ushatarkut të ndjerë, ndërkohë që thuhet se do të vijojë mbështetja ndaj të gjithë trupës së FA-së që është me shërbim jashtë vendit.
“Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, thuhet një reagimin e Ministrisë.