Drama e një pensionisti invalid

Nga Ina ZHUPA

“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!

Bashkë me kryetarin e degës 6 së PD Dashnor Visha, takuam Leonidha Marlekën një pensionist invalid. Ai më tregoi jetën e vështirë që duhet të përballojë.

Leonidha merr 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet (60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat, gjë që është e pamundur.

Ai shprehet: “Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.Marr 160 mijë lekë (të vjetra pension në muaj.

Për të jetuar më ngelen 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë”

Kur e pyes se si arrin ta përballoj deri në fund muajin. Më thotë: “Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën”.

3 28

2 42