Deputeti i PS propagandë me një ambulancë, Dine: Spitali i Sarandës nuk ka staf të mjaftueshëm për të kryer operacione!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jolio Dine ka reaguar ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni i cili bëri paradë me për propagandë me një autoambulancë të re për spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

Dine i kujtoi Hysenit se, Saranda sot vuan për stafin mjekësor, e për këtë pacientët detyrohen të udhëtojnë drejt Vlorës për t’u kuruar.

Reagimi i plotë i Dines

🚑 A eshte arritje shtimi i nje ambulance?!

Sot ne mengjes teksa shkoja per ne pune, me dhembi por me shume me trembi historia e nje miku im qe me tregoi se nje i afermi i tij ishte detyruar te shkonte ne Vlore per te operuar as me shume e as me pak por Apandesitin!

🆘 Ne Spitalin e Sarandes nuk kishte staf mjaftueshem per te kryer operacionin! (Ca per mungese kirurgu e ca per shkak te COVID)

Po pse ne Vlore e jo ne Gjirokaster pyeta? Sepse duhet te shkosh brenda Qarkut ishte pergjigja. (Pra me mire shko 3 ore larg se 1).

Por edhe sikur stafi te mungonte per 1001 arsye te tjera, por edhe sikur arsyeja pse e orientuan ne Vlore mos te ishte kjo…O Zot ishte nje njeri qe rrezikonte!

🙏 A mundet qe dikush te ktheje syte nga Spitali ku sherbyen per vite e vite me rradhe nje plejade e tere Profesor Doktorash (mbase jo me grade shkencore por me grade morale) ne Kirurgji, ku u sherbyen gjysherve e prinderve tane e padyshim edhe ne ne femijeri e adoleshence?

🛑 STOP Politikes! Faleminderit per Ambulancen!

🙏 Tani a mund te behemi bashke, as une e as ti, por mendje intelektuale me profil mjekesor e administrativ, nga te gjitha partite e ndoshta pa parti fare, e te ulemi te diskutojme cfare do bejme per t’i rikthyer dinjitetin Spitalit me emrin e rende “Petro Nako”? Cfare do bejme t’i shtrengojme dhembet e ti tundim kembet Qeverise se majte, te djathte, te qendres e ku di une se cfare drejtimi tjeter, per te sjelle ketu jo nje po 2 kirurge, 2 anesteziste e cfare duhet tjeter qe nje operim i thjeshte e pse jo nje i nderlikuar, te kryhet ne Sarande? Boll me me justifikime: “Nuk ka staf, eshte semure doktori dhe ska zevendesues, eshte vetem nje kirurg etj. etj.”

😷 Shendeti nuk pyet per ngjyra!

Me mire nje 👨‍⚕️ se nje 🚑 shtese!

Bashke 🤝 per Saranden!