Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të i SHBA. Basha shkruan në mesazhin e tij se, pret që të punojë me Presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente KamalaHarris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!”, shkruan Basha.