Një dyqan është grabitur në qytetit të Pogradecit nga persona të panjohur për policinë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasmesnate në lagjen nr.2 pranë rrugës “Rinia”.
Pronarët e dyqanit kanë pikasur vjedhjen mëngjesin e sotëm dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Policia ka shkuar në vendngjarj, por ende nuk janë zbuluar autorët.
Ende nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin autorët, ndërsa bëhet e ditur se, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.