Edmond Spaho u prezantua ditën e sotme si drejtues politik i PD për Qarkun e Korçës. Spaho tha gjatë prezantimit se, kandidimi në këtë zonë është nder dhe përgjegjësi për të punuar që të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes.
“Në strukturat e Korçës kam gjetur angazhim shumë të madh. Ne si forcë politike kemi misionin për ta shpëtuar vendin nga kjo e keqe që e ka kapur prej 8 vitesh dhe që po e çon në humnerë, duke shkatërruar ekonominë bizneset dhe duke larguar qytetaret nga vendi. Objektivi i PD është të dale forcë e parë politike”, u shpreh Spaho.
Spaho foli edhe për votimin dhe numërimin elektronik që pritet te zbatohet në Korçe si qark pilot. Ai u shpreh se PD është dakordësuar që ky proces te mbahet në dy qarqe dhe KQZ-ja të mundësojë realizimin teknik te tij.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji gjatë takimit shprehu bindjen se demokratët do të luftojnë për 6-7 mandate.
“Falenderoj çdo qytetar, çdo votues për mbeshtetjen masive që më ka dhënë, falenderoj demokratët që më kanë votuar si më të preferuarin dhe me te votuarin nga deputetët dhe i përulem sakrificës dhe kontributit të tyre që bënë të mundur që në një acar politik, thuajse me gjendje lufte të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark me rritje për Partinë Demokratike në vitin 2017.
Spaho sjell edhe një kapacitet të ri, një element me shumë rëndësi për PD në qarkun e Korcës, që qarku të ketë 6 mandate për PD dhe do luftohet për mandatin e shtatë. Nuk ka asnjë diskutim që emërimet e sforcuara që bën Edi Rama për t’i dhënë pilula drejtuesve të vet politikë tregojnë jo vetëm dëshpërimin e tyre, pamundësinë për t’u përballur me gjithë premtimet që i kanë bërë Korçës, por edhe me gjithë abuzimin që ka bërë duke i kthyer, qytetin në një çiflig personal, për 2-3 persona”, u shpreh Salianji.