Spahia: Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret” që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre

Nga Bardh SPAHIA

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!