Qytetarët presin vaksinën, por qeveria është në fushatë!

Nga Bardh SPAHIA

Kur qytetarët presin që ministria e shëndetësisë të menaxhojë situatën e Covid-19 dhe të ndërtojë një strategji e kalendar konkret për numrin e vaksinimeve si cdo vend tjetër, çfarë na denoncohet është presioni që u bëhet punonjësve të ministrisë për të dorëzuar kartat e identitetit disa javë para zgjedhjeve!

Kaq i madh është halli i Edi Ramës nga humbja, sa nuk ruan më as fasadën në akte të tilla antiligjore. Dhe ilustrimi më i qartë është jeta aktive partiake e drejtorëve militantë të punësuar në këtë ministri (në foto drejtoresha e Prokurimeve ne Ministrine e Shendetesise). Zgjedhjet janë meraku i vetëm i këtij kryeministri, prandaj nuk ka as plan, as strategji e as kalendar pune për pandeminë.

Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë një qeveri që injoron nevojat dhe hallet e tyre, e që i sheh vetëm si vota për pushtet! Shqiptarët meritojnë një qeveri që u përgjigjet e u shërben! Ata kanë nevojë për ndryshim dhe ndryshimi do vijë me bashkimin e tyre kundër rregjimit të Edi Ramës më 25 prill! #MePD#SjellimNdyshimin#25Prill

140268969 2