Nga Vehap KOLA
Ministrja e Financave sapo tha që me taksimin progresiv, 97% e të punësuarve dolën të fituar.
Rrenë me bisht!
Matematika e fillores e nxjerr në rrenë ministren.
Politika e taksës së sheshtë që zbatonte qeveria e djathtë
– nuk i taksonte të ardhurat mujore deri në 300 mijë lekë
– taksonte me 10% të ardhurat mujore mbi 300 mijë lekë.
Taksimi progresiv i Ramës:
– deri në 300 mijë lekë nuk i takson, njësoj si PD;
– nga 300 mijë deri 1.5 milion në muaj i takson me 13%;
– mbi 1.5 milion i takson me 23% të pagës bruto.
Ku qëndron përfitimi këtu?
Me ekuacionin e mësipërm asnjë shqiptar nuk paguan më pak taksa.
Përkundrazi, çdokush që merr pagë mbi 300 mijë lekë të vjetra në muaj paguan më shumë taksa.
Me përjashtim të atyre që kanë paga mbi 1.5 milion lekë që nuk paguajnë më shumë, por shumë më shumë: 230% më shumë taksa.
Me paratë që kemi kursyer nga ulja e taksave do të bëjmë pushime në Karaibe sivjet.