“52 përqind e shqiptarëve duan Bashën Kryeministër”/ Kreu i PD: Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!

Kryetatri i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të sondazhit të zhvilluar nga “Flame Tree Advisors” ku 52 përqind e shqiptarëve donin Bashën Kryeministër.

Në një postim në Facebook, Basha ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen.

“Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Drejtori i “Flame Tree Advisors”, Adlej Pici u shpreh se, në çdo rast një sondazh e ka një gabim prej plus minus katër për qind. Në 52 për qind të tyre të intervistuarit mendojnë se do jetë Basha Kryeministër, ndërsa 38% besojnë se Rama do jetë Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit. 10 për qind të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

1 43

2 40