“Po kërkojnë ryshfete”, paralajmërimi i fortë i ish-deputetit: Do nxjerr fakte konkrete…

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka paralajmëruar se do të publikojë fakte konkrete për ryshfetin që kërkojnë zyrtarët për të mos u shembur banesdat qytetarëve tëk Unaza e Re. Këtë deklaratë Balliu e bëri sot para ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku vijojnë seancat gjyqësore maratonë ndaj tij dhe diusa protestuesve të tjerë tek Unaza e Re.

Balliu u shpreh i revoltuar se i janë “ngarkuar” 318 preçedime penale vetëm për një protestë. Ai tha se, në zonën e Unazës së Re përfaqësues të shtetit po kërkojnë rryshfet për prishjen selektive të objekteve.

Balliu akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate, dhe po shkatërron qytetin. Sipas Balliut në 25 Prill, kjo qeveri do të shkërmoqet, ndërsa këtë javë do të nxjerrë fakte konkrete për vjedhjet e kryera nga Veliaj për trotuaret e qytetit, dhe jo vetëm.

“Doja t’j’u informoja se, tek ngjisja shkallët, takova disa avokatë dhe më thanë se, vetëm sot janë 60 protestues. Këtu nuk po gjykohet njeri që ka bërë krime, vetëm ata që kanë protestuar. Te Unaza e Re sot po bëhen krime, po kërkohen rryshfete nga institucionet e shtetit.

Shumë nga dosjet që kemi çuar në Prokurori, veçanërisht në SPAK, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për cështjen e Unazës kemi çuar një dosje në Prokurorinë e Tiranës dhe dy në SPAK. Këtë javë do të nxjerr fakte dhe dokumente konkrete, sesi Erion Veliaj po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate. Po shkatërrohet qyteti.

Kjo qeveri më datë 25 prill do të shkërmoqet. Rilindja do të shkërmoqet. Për krimet që i kanë bërë këtij vendi. Nga kjo gjykatë ju (iu drejtohet gazetarëve) keni parë vetëm deklarata të qytetarëve. Më thoni si ka mundësi që mua më bëhen 318 proçedime penale për një protestë”, tha Balliu.