PD cakton drejtuesin politik për Qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesin politik për qarkun e Lezhës. Ai është pedagogu dhe analisti i njohur, Mark Marku.

Marku ka qenë deputet i PD në këtë qark. Ndërsa së fundmi Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Më herët janë caktuar drejtuesit politikë të PD në disa qarqe.

Gazment Bardhi është zgjedhur drejtues politik në Qarkun e Elbasanit.

Edi Paloka drejtues politik në qarkn e Durrësit.

Helidon Bushati drejtues politik në qarkun e Shkodrës.

Enkelejd Alibeaj drejtues politik në qarkun e Fierit.

Bujar Leskaj drejtues politik i PD në qarkun e Vlorës.

marku