Zhduket prej 10 ditësh një biznesmen italian, makina e tij gjendet e djegur në Pukë, dyshohet se është vrarë

Një biznesmen italian rezulton i zhdukur prej 10 ditësh në Veri të vendin tonë. Ditën e sotme janë gjetur është gjetur e djegur makina që ishte marrë me qira nga biznesmeni italian. Bëhet e ditur se, brenda makinës së djegur që u gjet në Pukë në zonën e Gjegjanit, janë gjetur 2 kocka të cilat dyshohet se janë të biznesmenit italian, Davide Pecorelli, 45 vjeç. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigja e AND.

Mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit për disa punonjës.

Sipas medieve italiane, hetimet po ndiqen nga Interpoli. Partnerja shqiptare e biznesmenit italian raportohet se ka dorëzuar disa gjëra personale te policia shqiptare, të nevojshme për të bërë krahasimet e ADN-së.

“Nuk e di nëse Davide ka shkelur gishtat e dikujt”, raportohet se ka thënë partnerja e tij përpara punonjësve të sallonit të bukurisë në pronësi të italianit të zhdukur. Ajo ishte e prekur kur shpalli zhdukjen e 45-vjeçarit.

Biznesmeni italian ishte pronar i një hoteli dhe një rrjeti qendrash bukurie. Ai kishte qenë në të shkuar arbitër në kategoritë e ulëta të futbollit italian.