Reagimi i fortë i ish-deputetit socialsit: PS dhe FRESH sot kontrollohen nga pasardhësit e “Bllokut” famëkeq!

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja shkruan në një postim në Facebook se, FRESSH është një kujtim i bukur i të kaluarës. Ai shkruan më tej se, sot fantazma e PSSH, Rilindja Mavi kontrollohet nga pasardhësit e Bllokut famëkeq dhe bijtë e marksistëve dogmatikë të PSSH.

Reagimi i sh-deputetit socialst ka ardhur ditën e 29-vjetorit të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH).

Postimi në Facebook i Taulant Dedja

I PËRJETSHËM KUJTIMI I FRESSH!

Ju që nuk keni asnjë lidhje me FRESSH, Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar, mos na hapni barkun sot me histori idealesh dhe urimesh. FRESSH është një kujtim i bukur i të kaluarës. FRESSH guxoi dhe hoqi marksizmin nga programi përpara se ta bënte partia-mëmë, ndërsa sot fantazma e PSSH, Rilindja Mavi kontrollohet nga pasardhësit e Bllokut famëkeq dhe bijtë e marksistëve dogmatikë të PSSH. Si ish-anëtar dhe ish-deputet i FRESSH përulem me respekt para themeluesve të Janarit 1992! I përjetshëm kujtimi i FRESSH!

ps