Video/ Qeveria në gjumë, Bashkia hesht! Ish-deputetja: Disa familje në Torovicë në rrezik për jetën!

Nga Lindita MRTALIAJ

Nga reshjet e diteve me pare ka patur dhe vazhdon te kete akoma rreshqitje te dheut duke demtuar disa banesa.

Kryefamiljari Mark Majamali me shpjegoi çfare kishte ndodhur dhe rrezikun me te cilin u perball ai dhe familja e tij pasi dheu mbuloi shtepine e tij duke arritur ne nivelin e dritareve.Ai u largua bashke me familjen e tij duke u strehuar tek djemte e tij.

Ndersa banori Mhill Gjonaj jeton ne te njejten shtepi bashke me tre vellezerit e tij dhe familjet e tyre.

Pra jane 20 anetare te se njejtes familje qe rrezikojne jeten pasi rreshqitja masive e dheut vazhdon edhe tani.

Ata apelojne per ndihme!

Pushteti vendor dhe qendror urgjentisht duhet te krijojne nje grup pune per te vleresuar situaten ,nese edhe familja e Mhillit duhet te largohet,dhe tu jepet zgjidhje .

Keto familje jetojne ne ankth dhe me frike nese nga momenti ne moment shtepia e tyre mund te shembet apo te mbulohet nga masivi i dheut .
Koha nuk pret ! Situata eshte emergjente!

Mjaft eshte mjaft!

Propagandes dhe shoët mediatik i ka ardhur fundi! Banoreve te Torovices po ju rrezikohet jeta,sot ata kane nevoje ndihme!