Simbolet e korrupsionit që Ilir Beqja identifikon si sukses!

Nga Bardh SPAHIA

Ilir Beqja paska marrë kalemin e PPP-ve dhe parashikoka se “cfarëdo që të ndodhë”, PS i paska të garantuara 72 mandate në 25 Prill, bazuar sidomos në mënyrën, se si kjo qeveri përballoi situatën e tërmetit dhe të pandemisë Covid-19.

Sipas llogjikës së Beqajt, i bie që dy simbolet e «suksesit» të qeverisjes së PS-së të jenë Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj, njëri për nivelin ku e coi shëndetësinë dhe tjetri sesi po i lë ende njerëzit në cadra edhe mbi një vit pas tërmetit!

Ka një variabël që Ilir Beqja nuk llogarit dhe do jenë ajo «c’ka do ndodhë», SHQIPTARËT, të cilët mezi presin të shporrin më 25 Prill, pikërisht «modelet e suksesit» të kësaj qeverie !
#25prill