Mjeku që u pushua nga puna i përgjigjet Ramës: Refuzoj të dëgjoj broçkullat e tua

Ilir ALLKJA
mjek

JENI JU QË I DENIGRUAT MJEKËT E MJEKËSINË, Z. RAMA!

Sot Shqipëria ka 1.1 mjekë për 1000 banorë, ose barabartë me Somalinë, Ghanën, Guatemalën, ndërkohë që fqinjët tanë ballkanas kanë më shumë se sa 3 fishin. Të mos flasim për Greqinë, e cila ka 5 fish më shumë mjekë për 1000 banorë.

Denoncim që ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.

Shqipëria ka mungesa të theksuara në mjete, në autoambulancat mungonin nga kitet e intubimit deri tek paracetamoli. Denoncim qe ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.

Testimet per COVID-19 nga strukturat shtetërore janë 3 deri 10 herë më të ulëta se sa në ballkan dhe Evropë.

Denoncim qe ju z. prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.

Shqipëria ka numrin më të ulët të shtretërve spitalorë për banorë, bazuar në eurostat, dhe akoma më të ulët numrin e shtretërve të terapisë intensive,Denoncim qe ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.

Po është e vërtetë që unë kam mbajtur në jetë të sëmurë në bordin e një ambulance, e vërtetuar, dokumentuar nga plot media, dhe kam bërë punën time si mjek i përkushtuar.

Denonicim që ju e keni klasifikuar të pavërtetë z.prokuror/kryeministër.

Unë kam kërkuar përgjigje më të mirë të sistemit për të shpëtuar më shumë jetë , kam denoncuar mungesat, por ju i keni klasifikuar të pavërteta pretendimet e mija z. prokuror/kryeministër.

Nga viti 2014 -2019 kanë iku nga Shqipëria rreth 900 mjekë dhe mijëra infermierë , ju e keni klasifikuar të pavërtetë këtë z.prokuror/kryeministër.

Këto e të tjera si këto kam denoncuar unë por sot gjendem i linçuar, i papunë pikërisht sepse nuk denjova të isha kuisling me rregjimin tuaj.

Sa për mjekët “që nuk ka Zot t’i zërë me dorë”, ti dhe rregjimi jot i detyruat ata, të marrin rrugët e botës ose të dëgjojnë e pranojnë broçkullat e tua për mjekësi rilindase 10 herë më të mirë se sa Gjermania e Franca!

Unë nuk e denjoj çorbën tënde z.prokuror/kryeministër, unë e përbuz atë, unë refuzoj të jem derr i kënaqur!

139089081 10218873

11 5