Zbulohen emrat e 4 viktimave të aksidentit tragjik në “Rrugën e Kombit”

Policia bëri të ditur se, në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrubnik-Rrëshen, ku një automjet me të cilën udhëtonin një familje nga Kosova u përplas me një kamionin, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet I.I, kanë humbur jetën 3 persona të familjes Avdija dhe një i afërm i tyre.

Sipas policisë, nga përplasja fatale kanë humbur jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. Bëhet e ditur se, 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave, të cilët janë dërguar në morgun e Kukësit.

E vetmja e mbijetuar nga familja është Violeta Avdiaj vetëm 3 vjeçe, e cila ka mbërritur në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e mjekëve, gjendja e të sipas burimeve vazhdon të jetë e rënduar. Sipas burimeve, familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident këtë mbrëmje ishin me targa të Kosovës.

Informacion paraprak i policisë Lezhë

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.