Urrejtja e pakufishme e Edvin Kristaq Zografit ndaj Veriut!

Nga Sali BERISHA

Narokshteti i Edvin Rames si shtet i perçarje dhe urrejtjes kombetare.

Miq, diversitetet fetare, etnike, krahinore etj ne shoqerine shqiptare jane nje realitet e saj, te cilat nuk e kane perçare, konfliktuar por e kane pasuruar ate ne te gjitha fushat. Vleresimi i tyre ne çdo drejtim dhe jo perjashtimi eshte detyrim themelor i shtetit.

Ne historine e shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij gjer sot, nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu, qeverite e vendit nen pushtim, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nanon kurre ndonjere nuk jane perjashtuar nga shteti, institucionet e tij kryesore, zonat e vendit nga Kamza, Paskuqani e siper siç ka vepruar sot ne narkoshtetin e tij Edvin Kristaq Zografi.

Sot ne narkoshtetin e Zografit bis jane larguar nga funksionet drejtuese per shkak te origjines nga keto zona me nje program perçares antikombetar dhe qendrim racist çdo drejtues ne cdo institucion si kurre ndonjehere ne histori.

Kjo nuk ka ndodhur as ne vitin 1945, vit ne te cilin komandanti xhelat Mehmet Shehu njoftonte me telegram Hitlerin shqiptar te Pasluftes Enver Hoxhen se “ne kuptimin ushtarak Shkodren e vendosem plotesisht nen pushtim”.

Perjashtimi racist per shkak te origjines krahinore dhe besimit fetar i perfaqesuesve te shqiptareve nga Kamza e siper nga fuksionet drejtuese ne te gjitha deget pushteteve te narkoshtetit te tij, pra nga ekzekutivi, gjyqesori, legjislativi dhe institucionet e tyre eshte shperthim i papermbajtur i nje urrejtje raciste te papermbajtur te Edivin Kristaq Zografit edhe me te madhe se sa ajo e Enver Hoxhes, i cili sipas dokumentave konsideronte Veriun e vendit si zone jo miqesore per regjimin e tij.

Per shkak te kesaj urrejtje ne pushtetin e antishqiptarit dhe kriptopaganit Edvin Kristaq Zografit arriti aty sa nuk mund te propozohet per minister, gjykates i larte apo drejtues instiucioni asnje burre apo grua sado i afte dhe i zoti qe te jete ai ose ajo vetem e vetem se eshte verior ose vetem e vetem se eshte katolik. I fundit qe kishte mbetur ne narkokabinetin e tij ishte gjeneral Hashashi qe u keqperdor per kohe te tere per tu flakur ne koshin e plehrave per te mbrojtur keshtu krye trafikantin e narkopolicise Ardi Veliun.

Dy ufo ministrat e Baton Stanishiqit nuk perfaqesonin dot jo Veriun apo Kosoven por as veten e tyre. Ndaj dhe te gjitha zevendesimet u bene vetkuptohet vetem mbi bazen e preferences rraciste krahinore.

Kjo urrejtje rraciste ndaj ndaj Veriut te vendit shprehet ne menyren me skandaloze ne investimet publike dhe shperndarjen e buxhetit.

Ne zonen e Veriut nga Kamza e siper dmth Shkodra, Malsia e Madhe, Lezha, Kurbini, Mirdita, Puka, Kukesi, Hasi, Tropoja dhe Peshkopia, Bulqiza, Mati dmth ne 12 rrethe te vendit ne 8 vite nuk eshte investuar nga qeveria antikombetare ne asnje projekt te ri.
Ne keto rrethe kane perfunduar gjithsej tre projekte te vjetra, jane asfaltuar kilometrat e fundit te rrugeve B.Curri -Valbon, Kukes -Shishtavec, Tamar-Vermosh jane rikonstruktuar segmente te rruges Shkoder Velipoje.

Te gjitha keto investime publike te marra se bashku jane me pak se sa investimi ne rrasat e gurit te Sheshit Skenderbeu. Kurse grantet per qeverite vendore te ketyre 12 rretheve ne vite te caktuara kane qene vetem 3% e shumes se akorduar nga qeveria qendrore per pushtetin vendor te Shqiperise.

Urrejtjen e semure kongenitale te Zografit Bis ndaj banoreve te zonave te veriut, kontinentit Edvin Kristaq Zografi e shprehu fill pas ardhjes se tij ne pushtet duke nderprere masivisht ne akt hakmarrje per voten e tyre dhe jashte çdo kriteri ligjor asistencen sociale. Vetem ne qarkun e Kukesit 20000 familjeve ju hoqi asistencen pa asnje studim dhe i detyroi te largohen nga vendi.

Urrejtjen raciste ndaj Veriut te vendit Edvin Kristaq Zografi e deshmoj duke ju vendosur atyre taksen e hyrjes ne Tirane ne Rrugen e Kombit nderkohe qe ne te gjitha rruget e vendit shqiptaret udhetojne dhe nuk paguajne taksa per te hyre ne Tirane.

Urrejtjen e tij te pakufishme ndaj Veriut te vendit Edvin Kristaq Zografi e ka shprehur qarte duke zgjedhur si perfaqesues te tij nga ne parlament vrases, perdhunues, trafikante me moton se ata verioret te tille jane.

Miq, trajtova sot shkurtimisht ne kete status kete problem themelor tashme gjeresisht te njohur jo per te thene nje gje te re.

Por une u ndala ne kete diskriminim racist te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar ndaj Veriut te vendit dhe komunitetit katolik per rrezikun e madh qe ky qendrim anikombetar mbart ne vete vete per te ardhmen e kombit tone.

Atyre te cilet nuk kane realizuar ende pasojat e ketij qendrimi ju rikujtoj se pari se,
sot 800000 shqiptare ne Maqedonine e Veriut jane dhjete here me te perfaqesuar ne shtetin e tyre se 800000 shqiptar qe banojne ne territorin e Shqiperise nga Kamza ne veriun dhe verilindjen e veriperendimin e vendit dhe se dyti,

ai qe urren, diskriminon si Zografi bis nje pjese te kombit te tij apo nje pakice te tij fetare apo etnike qofte ajo, ai e do por perçan kombin ne teresi, rrezikon paqen sociale dhe te ardhmen e tij. Ai eshte armik si nje pushtues i eger i tij. sb