Kryebashkiakja e Shkodrës: Misioni që nisëm më 14 janar ‘90 akoma nuk ka përfunduar!

Nga Voltana ADEMI

Historia e popujve dhe kombeve, shënjohet nga data që i paraprinë etapave të rëndësishme në zhvillimin e tyre. Për ne shqiptarët, këto data janë të lidhura direkt me përpjekjet tona për liri, demokraci dhe përafrim me kombet e qytetëruara e demokratike.

14 janari 1990 është njëra prej këtyre datave dhe aspak rastësisht, pati si skenë qytetin e Shkodrës e autorë shkodranët. Atë ditë dimri, mijëra shkodranë, të thirrur nga vetëdijesimi dhe kalvari i vuajtjeve 45 vjeçare në diktaturë si askush tjetër, dolën në sheshin kryesot të qytetiot të tyre. Synimi ishte heqja e bustit të diktatorit kaukazian Stalin, personifikim i egërsisë komuniste dhe idhull i diktatorit komunist dhe regjimit të tij.

Forca të shumta të Sigurimit të Shtetit, të policisë politike por edhe ushtrisë komuniste, iu kundërvunë me dhunë qytetarëve shkodranë.

Dhjetra pjesëmarrë në demonstratën e parë antikomuniste, u arrestuan, u dhunuan barbarisht nëpër qelitë e Degës së Brendshme të asaj kohe dhe u dënuan me dhjetra vite burg nga instrumentet e diktaturës.

Pavarësisht kësaj, jehona e 14 janarit 1990 ishte e madhe, brenda e jashtë vendit. Ishte shkëndija e parë që ndezi flakën dhe që kulmoi me zhvillimet e Dhjetor ’90: Lëvizjen Studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike, e para forcë opozitare pas 45 viteve diktaturë komuniste.

E sot, kur kanë kaluar më shumë se tre dekada nga ajo ditë, 14 janari 1990 na fton të nderojmë guximin dhe sakrificat e shkodranëve, përballjen e vazhdueshme me të gjitha mjetet e mundshme me diktaturën e egër e mbi të gjitha, të nderojmë ideatorët dhe pjesëmarrësit në demonstratën e parë antikomuniste të vend.

Nuk harrojmë për asnjë sekondë ata qytetarë shkodranë, që si pasojë burgosjeve e të torturave që pësuan nga regjimi komunist, humbën jetën, u gjymtuan, burgosën e internuan.

Janë me mijëra në të gjithë vendin dhe na kujtojnë sot se misioni që nisëm me 14 janar 1990, akoma nuk ka përfunduar. Për një Shqipëri demokratike dhe si e gjithë Europa!

1 34

2 32