Basha: Lista e kandidatëve do ketë prurje të reja alternuar me personalitete me përvojë

Mirela Millori: E keni hartuar listën, i keni hartuar listat dhe do të shkohet si herën e 24 minutave apo deri në 24?

Blendi Fevziu: Dhe a ka emra të rinj në listë veç.

Lulzim Basha: Lista do të ndërthurë padiskutim personalitete me përvojë politike, njerëz të rinj po me përvojë politike dhe ata, prurje të reja dhe njerëz jashtë sferës së le të themi aktivitetit militantëve partiakë të Partisë Demokratike, pra do të ndërthurë atë që unë e quaj edhe jo vetëm unë një aleancë të vlerave qytetare. Kjo listë do të jetë një produkt i një procesi që nisi me 25 qershor ku u përfshi e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike, u përfshinë strukturat dhe do të jetë produkt final i kryesisë së Partisë Demokratike, i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Mirela Millori: Qartë. Të përjashtuarit nga komisioni i pastërtisë së figurave le ta quajmë kështu në Partinë Demokratike apo vetingu i brendshëm, Salianji e Tritan Shehu a do të jenë kandidatë?

Lulzim Basha: Komisioni i verifikimit të figurave ka vepruar në bazë të statutit të Partisë Demokratike dhe ka sjellë një produkt dhe ka sjellë rekomandime. Kryesia dhe këshilli kombëtar do të zbatojnë statutin e Partisë Demokratike që do të thotë aty ku janë marrë vendimet që komisioni ka për detyrë t’i marrë aty janë të padiskutueshme, sigurisht edhe vendimet e anëtarësisë ndërkohë që aty ku ka rekomandime do të jetë subjekt i organeve vendimmarrëse të partisë që janë kryesia dhe këshilli kombëtar.