31 vjet nga demonstrata e parë antikomuniste! Si nisi në Shkodër qëndresa ndaj regjimit

Sot është përvjetori i demonstratës së parë antikomuniste. Më 14 janar 1990 mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje kundër regjimit më të egër komunist. Ata kërkuan rrëzimin e bustit të Stalinit. Kjo demonstratë tërbori regjimin e kohës që ishtë në grahmat e fundit.

Policia dhe Sigurimi i Shtetit filluan reprazaljet duke arrestuar organizatorët e demmonstratës dhe duke përndjekur familjet e tyre. Kjo demonstratë ishte shkëndija e parë e revoltës dhe protastave antikomuniste.

Kjo ngjarje u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, Zëri i Amerikës.

Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha.

Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”.

Qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre të cilët u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi ishin:

1- Aldo Perrizi
2- Dedë Kasenci
3- Flamur Begu
4- Gjergj Livadhi
5- Klaudio Daka
6- Kolec Hublina
7- Nikolin Margjini
8- Nikolin Thana
9- Rin Monajka
10- Tonin Dema.

1 33