31 vjet më parë shkodranët i dhanë vendit sinajlin për rrëzimin e diktaturës!

Nga Bardh SPAHIA

31 vjet më parë, me 14 Janar 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës dolën në sheshin kryesor të qytetit për të rrëzuar bustin e Stalinit, edhe pse një natë më parë disa prej organizatorëve ishin arrestuar nëpër banesa. Ishte vullneti spontan që i bashkoi për të goditur një prej simboleve të rregjimit më çnjerëzor të Europës Lindore.

Akti vinte tre muaj pas rënies së murit të Berlinit, ndërsa gati 3 javë më herët në Rumani ishte pushkatuar diktatori Caushesku me bashkëshorten.

Busti i Stalinit nuk u rrëzua, por ajo lëvizje e shkodranëve ishte sinjali i disidencës së hapur në rrugë kundër rregjimit komunist.

Përpjekja u shtyp me dhunë policore dhe organizatorët u arrestuan, u burgosën e torturuan, por sinjali i shkodranëve se ishte koha për t’u ngritur, jehoi në mbarë vendin.

Nderim dhe mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e asaj revolte, që frymëzuan kurajon për të vrarë frikën për të shembur rregjimin më çnjerëzor komunist të Europës Lindore. #KrenariShkodre